Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton opinion e gjerë publik se dje në Gjykatën Themelore në Pejë është kërcënuar zyrtarja Ligjore e AKP-së nga një person privat, që është palë pretenduese për pronë shoqërore, për të cilin rast është duke u zhvilluar proces gjyqësor.
Siç bën të ditur AKP-ja, rasti ka ndodhur në korridor të Gjykatës, pas daljes nga seanca gjyqësore ku po shqyrtohej pretendimi i palës, përderisa zyrtarja ligjore ishte përfaqësuese e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
“AKP dënon fuqishëm kërcënimin ndaj zyrtares së saj ligjore në objektet e Gjykatës Themelore në Pejë dhe pret ndërmarrjen e masave të duhura ligjore nga organet përgjegjëse për ofrimin e kushteve të sigurisë fizike për zyrtarët e saj që përfaqësojnë interesat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit në procese gjyqësore”, thuhet në reagimin e AKP-së.
Agjencia konsideron se cenimi i autoritetet të Agjencisë dhe zyrtarëve të saj është atak i drejtpërdrejt ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës.
“Agjencia Kosovare e Privatizimit është organ i pavarur publik i cili i ushtron funksionet dhe përgjegjësitë e administrimit me Ndërmarrjeve Shoqërore sipas Ligjit Nr. 04/L-034 të miratuar nga në Kuvendit i Republikës së Kosovës”, thuhet në fund të reagimit./KosovaPress
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...