Policia e Kosovës ka kontrolluar tri lokacione të ndryshme me dyshime për veprat penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare“, “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.
Sipas policisë, një burrë dhe një grua dyshohet se me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete kanë keqpërdorur kartelat bankare të disa personave dhe ua kanë tërhequr mjetet e përfituara nga skema pensionale.
Përmes një njoftimi, policia bën të ditur se tërheqja e parave dyshohet se ka ndodhur në vazhdimësi për disa muaj.
Gjatë kontrollit të lokacioneve janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmi si në vijim:
gjashtë kartela bankare në emër të personave të tjerë
një telefon
dokumentacion me rëndësi për procedurat hetimore
Gjithashtu janë gjetur dy armë zjarri, një AK-47 dhe një armë e shkurtër për të cilat pas konsultimit me prokurorin e rastit është iniciuar rast i veçantë.
Personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje deri 48 orë./Arbresh.info/
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve n...
Ylli i madh dëshiron të qëndrojë te Real Madridi pavarësisht...
Nuk zgjidhet i dërguari ndërkombëtar në Bosnje, dështojnë bi...
Lirohet kryetari i Mitrovicës së Veriut, para stacionit poli...
FSK realizon ushtrimin fushor validues “Ujku i Pamposhtur 01...
Haxhiu takon kryeministrin çek, kërkon mbështetje për avanci...