Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar ushtrimin fushor validues “Ujku i Pamposhtur 01”, në kuadër të ngritjes dhe avancimit të kapaciteteve operacionale të saj.
Në këtë aktivitet morën pjesë Komanda e Forcave Tokësore, togu i IVR-së, Kompania Mbështetëse e RML-së, si dhe njësi nga Komanda e Logjistikës dhe Policia Ushtarake. Ushtrimi u zhvillua në zonat e Aeroportit të Gjakovës dhe Babaj të Bokës.
Sipas FSK-së, qëllimi i ushtrimit ishte validimi i aftësive operacionale të njësive, rritja e gatishmërisë luftarake, forcimi i koordinimit ndërmjet njësive pjesëmarrëse dhe zhvillimi i mëtejshëm i kapaciteteve për përmbushjen e detyrave në përputhje me standardet më të larta profesionale.
Ky ushtrim vlerësohet si pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të FSK-së për ngritjen e gatishmërisë, profesionalizmit dhe ndërveprueshmërisë së forcës në përmbushje të misionit të saj.
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli përcillet në banesën e fundit...
Kurti njofton nisjen e ndërtimit të urës së tretë mbi Ibër
Trump: Do të ishte nder të takoja udhëheqësin suprem të Iran...
KQZ: Përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme po zhvillohen s...
Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve n...
Ylli i madh dëshiron të qëndrojë te Real Madridi pavarësisht...