Korporata Energjetike e Kosovës përmes një njoftimi për media ka thënë se furnizimi me energjinë elektrike në të gjithë vendin është stabil, pavarësisht shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit nga i cili ftohen termocentralet A dhe B.
Në njoftimin e KEK-ut, është bërë e ditur se po operon normalisht, ndërsa ka siguruar 150 megavat (MË) nga Shqipëria nëse nevojiten për t’i shfrytëzuar.
Njoftimi i plotë i KEK-ut:
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton opinionin se, pas marrjes së njoftimit për sulmin terrorist në kanalin e Iber Lepencit, nga ku furnizohet Termocentrali (TC) Kosova B, janë ndërmarrë veprimet e mëposhtme:
KEK, Ministria e Ekonomisë (ME), dhe Njësita për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike (NJPMNP) janë takuar për të analizuar situatën e furnizimit me ujë për operimin e termocentralit dhe për të garantuar sigurinë e furnizimit me energji elektrike.
Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME), KRU Prishtina (në koordinim me të gjitha KRU-të), janë mobilizuar me pajisje si autobote (cisternat e ujit) për të siguruar furnizimin e termocentralit me ujë në rast nevoje dhe për të garantuar rezervat e nevojshme të ujit.
Po vazhdon koordinimi i ngushtë me zyrtarët e Iber Lepencit për mbarëvajtjen e sanimeve dhe riparimeve.
KRU Prishtina kanë njoftuar se kapacitetet e destinuara nga ky kanal për Mitrovicën dhe Prishtinën mund të sigurohen nga burime të tjera, duke na siguruar që kapaciteti prej Iber Lepenci do të shfrytëzohet vetëm nga KEK.
Iber Lepenci ka vendosur gjashtë gypa (me diameter 900mm) që mund të furnizojnë sasinë e nevojshme për funksionimin normal të dy njësive të TC Kosova B.
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njofton gjithashtu se, përkundër situatës emergjente të krijuar nga sulmi terrorist në kanalin e Iber Lepencit, operimi i termocentraleve vazhdon normalisht dhe menaxhimi i furnizimit me energji elektrike është stabil dhe i qëndrueshëm.
KEK po vazhdon të operojë me dy njësi të TC Kosova B dhe dy njësi të TC Kosova A, të cilat nuk janë prekur nga mungesa e ujit nga kanali. Po ashtu, në rast nevoje, KEK ka siguruar kapacitetin prej 150 MË nga KESH, i cili do të shfrytëzohet për të mbështetur furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike.
Korporata Energjetike e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë, po vazhdon angazhimet për normalizimin e gjendjes, duke përfshirë edhe institucionet e tjera përkatëse. Të gjitha palët janë të angazhuara në koordinim të ngushtë dhe po punojnë pa ndërprerje për të minimizuar ndikimet dhe për të siguruar furnizimin e qëndrueshëm me ujë për TC Kosova B dhe me energji elektrike për qytetarët dhe sektorët e tjerë të rëndësishëm.
KEK dhe Ministria e Ekonomisë po mbajnë komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e tjera institucionale dhe sigurojnë mbështetje të plotë dhe koordinim të shpejtë në çdo fazë të këtij procesi./Arbresh.info/
Rrahmani më i dalluari në fitoren ndaj Torinos, Napoli vazhd...
DASh-i dënon sulmin në Ibër Lepenc, ofron mbështetje në kapj...
Sulmi në Ibër-Lepenc, njëri nga të dyshuarit del para gjykat...
Bellingham e Mbappe shënojnë dy gola të shpejtë për Real Mad...
Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, një i vdekur
Chelsea shënon fitore të rëndësishme ndaj Aston Villas