KEDS vetëm gjatë vitit 2024 janë realizuar afro 100 mijë kontrolle, nga të cilat mbi 5,300 raste janë identifikuar si keqpërdorime të energjisë elektrike.
Si rezultat i këtyre aksioneve dhe angazhimit maksimal të kompanisë edhe në aspektet e tjera, duke përfshirë edhe kampanja vetëdijesuese, ka ardhur deri te zvogëlimi i humbjeve në 14.49 për qind, ku përfshihen edhe humbjet teknike, shkruan Arbresh.info.
Që nga nisja e operimeve-për pak më tepër se 10 vjet, kompania ka arritur t’i ulë për gati 2.5 herë humbjet, të cilat ishin trashëguar në nivel mjaft të lartë.
Edhe në pjesën e parë të vitit 2025, aksionet vazhdojnë.
Paralel me këtë edhe kampanjat për vetëdijesimin e konsumatorëve. Së fundmi, KEDS ka filluar shpërndarjen e fletushkave në zona të identifikuara si problematike, ku vjedhja e energjisë elektrike është në nivele më të larta.
Në këto zona, konsumatorët që furnizohen nga një transformator i caktuar po marrin paralajmërime të qarta: ata janë tashmë nën
monitorimin e KEDS-it dhe do të përballen me kontrolle të vazhdueshme derisa të identifikohen dhe ndëshkohen të gjithë keqpërdoruesit.
“KEDS mbetet i përkushtuar në luftimin e kësaj dukurie të shëmtuar në shoqërinë tonë dhe riafirmon se do të ketë tolerancë zero ndaj keqpërdoruesve të energjisë elektrike. Çdo konsumator që abuzon me rrjetin elektrik jo vetëm që rrezikon të ndëshkohet ligjërisht, por gjithashtu ndikon negativisht në cilësinë e furnizimit për ta dhe konsumatorët përreth.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri
Meloni bisedë telefonike me Zelenskyn: Italia, mbështetje em...
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV