Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim në lidhje me një sulm fizik të rëndë që ndodhi më 25 korrik 2025, rreth orës 20:55, në një kafiteri në sheshin e qytetit të Ferizajt.
Sipas Policisë, viktima, një 41-vjeçar, i cili punonte si punonjës sigurimi, u sulmua nga katër persona, të cilët përdorën mjete të forta dhe një thikë gjatë sulmit. Si pasojë, ai ka pësuar lëndime serioze trupore dhe pas trajtimit fillestar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, është transferuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Policia sqaron se, pas një hetimi të shpejtë, ka analizuar pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes dhe ka identifikuar katër persona të dyshuar.
“Dy prej tyre, K.M. (33 vjeç) dhe E.K. (26 vjeç), janë arrestuar, intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se dy personat e tjerë, tashmë të njohur për organet e rendit, janë shpallur në kërkim policor.
Policia e Ferizajt njofton se hetimet po vazhdojnë në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin e rastit, dhe janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të këtij rasti.
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, m...
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...