Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini është përballur me një situatë të pakëndshme derisa po fliste në foltoren e Kuvendit të Serbisë, pasi që gjatë kësaj kohe deputetët e Partisë Radikale kishin bërtitur “ua” dhe kanë thirrur parullën “Serbia, Rusia, nuk na duhet Unioni”.
Në seancën e veçantë në të cilën ka folur kryediplomatja evropiane, ka marrë pjesë edhe kryeministri Aleksandar Vuqiq dhe disa ministra në Qeverinë serbe, si dhe ambasadorë të huaj, në mesin e të cilëve edhe ai amerikan Kajl Skot.
Mogherini fillimisht u është drejtuar të pranishmëve në gjuhën serbe, ndërsa gjatë gjithë kohës derisa po fliste, gjysmë ore, radikalët vazhduan që të bërtasin. Ata njëkohësisht kanë goditur me duar karriget në të cilat ishin ulur.
Pavarësisht sjelljes skandaloze të Sheshelit dhe deputetëve radikalë, Mogherini ka vazhduar me fjalimin e saj dhe e ka përfunduar në mënyrë të qetë.
Në sallën e Kuvendit deputetët e lëvizjes Dveri kishin përgatitur transparente në të cilat shkruante në gjuhën serbe dhe angleze “Serbia nuk i beson Brukselit”.
Gjatë qëndrimit në Serbi, krydiplomatja evropiane do të takohet me kryeministrin Aleksandar Vuqiq, ndërsa më herët është takuar me presidentin Tomisllav Nikoliq dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Mogherini po qëndron në Beograd në kuadër të vizitës në rajon.

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit