Ende nuk është finalizuar lista e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, pasi partitë politike kanë afat deri të premten të përpilojnë këto lista.
Arbresh.info merr vesh se kandidatë për deputet nga Komuna e Gjilanit në listën e PDK-së do të jenë ish-shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie në legjislaturën e fundit, Zenun Pajazit.
Pajaziti është përfolur edhe si kandidat i PDK-së për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.
Përveç tij, në këtë listë pritet të jenë edhe ish-deputetja, Salije Mustafa, zëvendësministri në largim në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Izmi Zeka.
Në listën e PDK-së nga Gjilani synojnë të jenë edhe Gani Neziri, Sahit Abazi, Bajram Isufi, Shukrije Rapuca./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...