Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka bërë të ditur se Ministria Turke e Mbrojtjes dhuroi një kontingjent të uniformës ushtarake të kamuflimit në borë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës bëhet e ditur se në kuadër të bashkëpunimit bilateral, sot është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit për FSK-në të dhuruar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë.
“Donacioni përkatës përmban një kontingjent të uniformave ushtarake të kamuflimit në borë për nevojat e njësive taktike manovruese të FSK-së”, thuhet në njoftim.
Në ceremoninë e pranim-dorëzimit morën pjesë oficerë nga dyja palët të kryesuar nga Atasheu turk i mbrojtjes kolonel Çağdaş Akif Kahraman dhe nga Shefi I Sektorit për Furnizim dhe Transport i Ministrisë së Mbrojtjes, nënkolonel Rexhep Hoxha.
Mbështetja e Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së saj të mbrojtjes është shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të FSK-së, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Kampioni i Botës me Argjentinën në “radarin” e J...
U përzgjedh nga FIFA për të ndarë drejtësi në Kupën e Botës,...
Kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Pr...
Blloku A4 ndalet sonte në mesnatë, do t’i nënshtrohet remont...
FFK: Fitorja ndaj Andorrës iu dedikua Fatjonit, në shenjë re...
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut