Shaip Kamberi, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, ka thënë se çlirimi i Kosovës 26-vjet më parë ishte edhe shpëtimi i popullit.
Përmes një postim në Facebook, ai ka thënë se Dita e Çlirimit të vendit nënkupton fundin e vrasjeve të fëmijëve të pa fajshëm, masakrimeve të pleqve e grave, kolonizimit e vuajtjeve që sistemi shovinist i Sllobodan Millosheviqit kishte ushtruar ndaj shqiptarëve.
“26-vite më vonë, pas sakrificave të panumërta dhe vendosmërisë së shqiptarëve për të luftuar si komb e përkrahjes së NATO-s, Kosova është shtet i lirë, i pavarur e sovran. Në këtë kohë edhe Lugina ishte aty, krah për krah, me Kosovën. Në këtë ditë të çlirimit të Kosovës përkujtojmë të gjithë dëshmorët e rënë për liri e të gjithë aktivistët e çështjes shqiptare që nuk janë më në mesin tonë!”, ka thënë Kamberi.
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo