Edhe sot në Speciale dëshmitari i ZPS-së, Sylejman Selimi, ka vazhduar dëshminë e tij. Pyetjet e prokurorit të specializuar drejtuar Sylejman Selimit në Hagë lidhur me Ferat Shalën, nuk i pëlqyen Kadri Veselit.
Pas Hashim Thaçit që vitin e kaluar kishte kundërshtuar disa pyetje të prokurorit duke u ngritur në këmbë, njëjtë bëri të enjten edhe Kadri Veseli.
Për këtë pati një sqarim mbrojtja e Kadri Veselit.
“Kemi disa pikëpyetje lidhur me pyetjet që u bënë në fund lidhur me zotin Shala. Këto shqetësime kemi shprehur në dokumentin e nëntorit e vitit të kaluar lidhur me masat që janë marrë për të garantuar paanshmërinë e procesit gjyqësor. Shqetësimi im është se këto nuk janë pyetje sqaruese, janë pyetje që po përdorni si bazë nga ana e trupit gjykues. Këto nuk janë pyetje që duhet t’i bëj trupi gjykues dhe deshta të di a keni marrë ju ndonjë vendim lidhur me mocionin tonë që është ende pezull. Bëhet fjalë për mocionin e 30 nëntorit 2024”, tha Rodney Dixon, avokat i Kadri Veselit
Kurse Charls Smith lll, kryetar i trupit gjykues, tha se vendimi e tyre është se do vazhdojnë në formën siç e kemi bërë. “Mund të bëjmë pyetje me çdo temë të mundshme”, tha ai.
“Po unë po them që në mocionin tonë të garantohen të drejtat e të akuzuarve dhe të garantohet paanshmëria dhe drejtësia e procesit gjyqësor. Po theksoj edhe një herë që sot pyetjet nuk janë të paanshme, janë pyetje që po përdoren si bazë nga gjykatësit në përfundimet e tyre”, tha Rodney Dixon, avokat i Kadri Veselit
Ndërkohë, në ditën e katërt të dëshmisë në Haga, Selimi u pyet për marrëdhëniet e të akuzuarve me komandantin e UÇK-së, Adem Jashari./rtk
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim