Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e trajnimeve ushtarake, kadetë nga Qendra për Studime Universitare e FSK-së, morën pjesë në stërvitjen “Eagle Strike 2025”, e cila u zhvillua në Rreth-Greth, Shqipëri, nën drejtimin e Gardës Kombëtare të New Jersey-it nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
FSK njofton se pjesë e këtij trajnimi ishin gjithashtu kadetë nga Kursi i Përgatitjes për Oficerë i FARSH-së dhe kandidatë për oficerë nga Garda Kombëtare e New Jersey-it, duke forcuar bashkëpunimin, zhvillimin e lidershipit dhe ndërveprimin ndërmjet forcave partnere.
“Gjatë këtij trajnimi, kadetët u angazhuan në skenarë realë të nivelit taktik, duke përfshirë planifikim ushtarak, manovrime në terrene të vështira dhe kapërcimin e pengesave ujore. Një përgatitje e plotë për përballje me sfida komplekse në operacione të ardhshme”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Presidenti i Irani: Parimet e dëshiruara tonat u pranuan në ...
Specialja anulon dy seancat për administrimin e drejtësisë n...
Haxhiu: Efikasiteti i Kuvendit i domosdoshëm për zgjedhjen e...
Në seancën e së premtes fokusi te marrëveshjet ndërkombëtare
Zgjedhja e presidentit, Nagavci: Kryeministri po bën gjithçk...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tj...