Perspektiva e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian ndërthuret me çështjen e Kosovës, ka thënë ish –shefi i diplomacisë së ish- Jugosllavisë Vladislav Jovanoviq, dhe ka shtuar se asnjë qeveri e Serbisë nuk do të duhej ta njihte pavarësinë e Kosovës.
Ai, siç raporton FoNet, ka thënë se Europa Perëndimore është faktor i rëndësishëm për Serbinë për shkak të presioneve konstante për njohjen e Kosovës, transmeton koha.
“Duan të na dërgojnë të etshëm nëpër ujë e këtë asnjë Qeveri nuk guxon ta bëjë. Duan të na krahasojnë me Gjermaninë Lindore dhe me njohjen në Kombet e Bashkuara, ashtu që ne dhe Kosova të bëhemi përnjëherë anëtarë të BE-së, që do të thotë njohje e ndërsjellë”, ka thënë Jovanoviq.
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...