Eksperti amerikan Edward P. Joseph ka paralajmëruar se një tërheqje e mundshme e trupave amerikane nga KFOR do të përbënte një gabim serioz me pasoja për stabilitetin në Kosovë dhe rajon.
Në një lidhje direkte për emisionin “Rretheqark” në A2CNN, Joseph theksoi se një veprim i tillë do të rrezikonte paqëndrueshmëri të shtuar, duke shtuar se shpreson që Shtetet e Bashkuara të mos ndërmarrin një hap të tillë.
Ai ngriti shqetësimin edhe për qasjen e Donald Trump, të cilin e cilësoi si të paparashikueshëm, duke mos përjashtuar mundësinë që një vendim i tillë të merret.
“Nëse SHBA-të do të tërhiqeshin nga KFOR-i, do të ishte një gabim shumë i rëndë dhe shpresoj që kjo të mos ndodhë. E kam ngritur këtë çështje me zyrtarë të Departamenti i Shtetit i SHBA-së dhe anëtarë të Kongresit. Madje i kam shkruar edhe një letër sekretarit Rubio, duke i kërkuar administratës që të mos tërheqë trupat”, deklaroi Joseph.
Sipas tij, një tërheqje e forcave amerikane nga misioni paqeruajtës në Kosovë do të krijonte hapësirë për destabilizim jo vetëm në vend, por në të gjithë rajonin e Ballkanit.
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë
Izraeli intensifikon sulmet në Liban, mbi 30 viktima, mes ty...
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar d...
Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës
FFK uron Bajramin: Kjo festë e sakrificës, të na afrojë më s...