Në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, kryetari i Komisionit për Veriun, njëherësh asamblist i Partisë së Drejtësisë Vesel Neziri ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij e Kryetarit të Komisionit për Veriun në Kuvendin Komunal të Mitrovicës.
Dorëheqja e tij erdhi si pasojë e dështimit të organizimit të mbledhjeve që kishin për qëllim diskutimin e brengave të banorëve të Veriut.
Kryetari i dorëhequr i Komisionit për Veriun, Vesel Neziri, i cili në gjashtë mbledhjet e thirrura radhazi nuk arriti ta siguroj kuorumin e duhur për të vazhduar me mbajtjen e mbledhjeve të të këtij komisioni.
Arsyet e mos përgjigjeve të thirrjeve për të diskutuar rreth halleve dhe brengave të qytetarëve të Veriut nga disa asamblistë të partive të tjera në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, janë për shkak të neglizhencës së tyre karshi qytetarëve të pjesës matanë Ibrit.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...