Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe pjesëmarrësi në Betejën e Kosharës, Blerim Latifi, ka reaguar pas heqjes së flamurit shqiptar në Koshare nga popi serb.
Latifi, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se qëllimi i betejës së Koshares ishte të mos ketë kurrë kufi aty, raporton arbresh.info.
Andaj, sipas tij, kushdo që kalon aty mund të heq e vendos çfarëdo flamuri.
“Ky. popi serb që paska hequr flamurin kuq e zi nga gërmadha e karakollit në Koshare, me gjestin e tij të dëshpëruar ka treguar edhe diçka që ndoshta si ka shkuar fare në mendje: aty më nuk ka kufi, pra as njerëz që e ruajnë atë zonë, prandaj kushdo që kalon aty, pa e parë kush, mund të heq e vendosë çdolloj flamuri. Lufta e Kosharës u bë pikërisht për këtë synim, që aty të mos ketë kurrë më kufi. Dhe sigurisht që nuk do të ketë. Siç thotë Fishta: deri sa t’bajnë dritë dielli e hana!
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga