Ish kryeministri i Kosovës njëherësh edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është dërguar sot në Stuttgart të Gjermanisë ku do të shtrihet në njërin prej spitaleve në këtë qytet për tu kuruar pas paraqitjes së një problemi shëndetësor.
Aeroambulanca e ardhur në mëngjes nga Austria, e mori Mustafën në aeroportin e Prishtinës ndërsa në orën 12 e 30 minuta e njëjta ateroi në aeroportin e Stuttgartit, raporton Indeksonline.

Nuk dihet se sa kohë do të qëndroi Mustafa në Gjermani, por këshilltarët e tij kanë thënë sot për Indeksonline se gjendja e tij shëndetësore është duke u përmirësuar./Indeksonline/
Përplasje mes një automjeti dhe kamionetës së FSK-së, tre të...
Drogë në pampersin e një fëmije, dështon tentimi për futjen ...
Haradinaj nderon Dr. Rexhep Tafën, vendoset pllakë përkujtim...
Hapet aplikimi për studentët për shtesën prej 100 eurove
BE thirrje partive për fushatë të respektueshme: Përmbahuni ...
KPK-ja hap konkurs të ri për Kryeprokuror të Shtetit