Për dy ditë me radhë në zyrat e EULEX-it në Prishtinë është intervistuar ish- komandanti i UCK-së, nga zona e Pashtrikut, Naser Krasniqi.
Ky i fundit e ka angazhuar për avokat Florin Vertopin, por që T7 e ka pasur të mundur për të kontaktuar për të marrë informacion nëse Krasniqi është ftuar si dëshmitar apo i akuzuar.
Ndryshe Naser Krasniqi ka qenë i akuzuar për krime lufte edhe në rastin Kleçka ku është shpallur i pa fajshëm. Deri tani ftesa nga Prokurorët e Dhomave të Specializuara kanë marrë ish komandantët e zonave operative, Rrustem Mustafa e Sami Lushtaku, por edhe disa ish pjesëtarë tjerë të UÇK-së, si Sokol Dobruna e Nazif Mehmeti, etj.
Tashmë Mustafa e Lushtaku e kanë përfunduar itervistimin në Hagë dhe ata pritet që të kthehen në Kosovë këto ditë.Dhomat e Veçanta apo Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë do të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-UÇK-së.
Këto pretendime për krime i ngriti në raportin e tij për Këshillin Evropian senatori Dick Marty, e i cili thotë “krimet janë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000”. Kështu pas shumë përpjekjeve edhe u formua Gjykata Speciale. Kjo gjykatë është formuar pasi Kuvendi i Kosovës miratoi legjislacionin e nevojshëm dhe u bë plotësisht funksionale në korrik të vitit 2017. Gjykata financohet nga Bashkimi Evropian dhe drejtohet nga stafi ndërkombëtar.
Plagosje me armë në Athinë, arrestohen 3 shqiptarë – gjatë a...
SHBA vendos sanksione ndaj autoritetit iranian që kontrollon...
59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, 866 gjoba të shqip...
Aksident në Prizren, një grua godet me veturë një këmbësor
I dyshuari për vrasjen e “Radullës” në Prishtinë në arrati, ...
Vrasja e rëndë në Mitrovicë, viktima dhe i plagosuri vëllezë...