Inspektorati i kryeqytetit ka njoftuar se sot në dy aksione të ndryshme, është bërë lirimi i hapësirave publike në trotuaret e kryeqytetit
Sipas njoftimit të inspektoratit, në rrugën Tirana janë larguar e konfiskuar disa vetura, të cilat hapësirat e gjelbra dhe trotuaret i kishin shndërruar në vendparkim ilegal të veturave private.
“Këto hapësira do të lirohen plotësisht për të mundësuar rigjelbërimin e asaj pjese nga ndërmarrja përgjegjëse e kryeqytetit,” thuhet në njoftim.
Ndërsa në aksionin tjetër, sipas njoftimit, në zonën qendër të kryeqytetit janë liruar hapësirat të cilat ishin bllokuar me pengesa të ndryshme nga disa qytetarë, pengesa të cilat kishin ngushtuar vendkalimet dhe pengonin qarkullimin e lirë të këmbësorëve në atë zonë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...