Infektologu Valbon Krasniqi, ka uruar qytetarët pasi sot në vend nuk u shënua asnjë rast i ri me koronavirus.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës 138 mostrat e ditës së sotme kanë rezultuar negative.
“ZERO raste sot. COVID-i po shkon, Vera po vjen. Urime Kosovë”, shkroi Krasniqi në Facebook.
Deri tash në Kosovë janë konfirmuar 1032 persona me koronavirus, 785 prej tyre janë shëruar kurse 29 kanë vdekur.
Ndërkaq IKSHP ka njoftuar se sot janë shëruar 4 persona dhe deri më sot numri i përgjithshëm i të shëruarve është 789 raste.
Që nga 13 marsi ku u konfirmuan dy rastet e para me Covid-19, sot është dita e parë që asnjë person nuk është konfirmuar me koronavirus.
Kosova e dyta më e varfër në Evropë, Murati tenton të arsyet...
KPK shpall konkursin për Kryeprokurorin e Shtetit
Plagosja e policit në Tiranë, shpallen në kërkim 2 vëllezër
Bomba e merkatos, José Mourinho rikthehet te Real Madrid!
E dhimbshme: Ky është personi që vdiq në aksident trafiku në...
Rama vizitë 4-ditore në Korenë e Jugut, takim me kryeministr...