Një zyrtar policor dhe tre qytetarë kanë përfunduar në pranga, pas një incidenti që ka ndodhur në Ferizaj.
Lajmin e ka bërë të ditur Inspektorati Policor i Kosovës, raporton Arbresh.info.
“Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka pranuar sot pas mesnatës një informatë nga Policia e Kosovës lidhur me një incident gjuajtje me armë zjarri ku si pasojë janë lënduar dy persona. Incidenti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Doganaj të Ferizajt dhe i përfshirë ishte edhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e IPK-së.
Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku edhe me njësitet tjera relevante policore.
“Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se incidenti ka ndodhur fillimisht si pasojë e një mosmarrëveshjeje në trafik duke përfunduar fatkeqësisht në një incident të gjuajtjes më armë zjarri me dy persona të lënduar. Të lënduarit (një qytetar dhe zyrtari policor) janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetë”, thuhet tutje në njoftim.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy vetura, dy armë zjarri – njëra armë zyrtare revole e llojit Glock 19, një revole Zastava, 16 gëzhoja dhe një predhë.
Pas kontakteve me Prokurorinë Themelore në Ferizaj e cila është njoftuar për të gjitha veprimet fillestare hetimore, janë arrestuar katër të dyshuar (zyrtari policor dhe tre qytetarë të dyshuar) kurse të njëjtëve me vendim të prokurorisë u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të veprave penale “Vrasje në tentativë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Dhënie ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale”.
Bazuar në autorizimet ligjore, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e zyrtarit policor të përfshirë në këtë rast.
Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës dhe njësitet tjera policore pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti./Arbresh.info/
LEXO EDHE
“Vrasje në tentative”, ndalohen për 48 orë polici dhe tre qytetarë në Ferizaj
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...