Kristjan Asllani ka gjetur golin e tij të parë me Besiktasin në Superligën e Turqisë, pas transferimit në janar nga Torino.
Mesfushori shqiptar, shënoi sot në takim ndaj Samsunsporit, përballje të cilën Besiktasi e humbi 2-1, shkruan Arbresh.info.
Asllani shënoi në minutën e parë shtesë nga penalltia për ta ngushtuar epërsinë. Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe Besiktasi pësoi disfatë.
Përveç këtij goli ai ka edhe një asistim. Besiktasi pas 30 ndeshjeve ka 55 pikë dhe ndodhet në pozitën e katërt.
Në këtë ndeshje luajti edhe Milot Rashica, i cili hyri nga banka rezervë por nuk la gjurmë në këtë përballje./Arbresh.info
🚩 Live: Samsunspor 2-1 Besiktas
⚽️ Goal: Asllani (90+1′) pic.twitter.com/UsncZOtFrg
— Football Xpert (@footballxpert) April 19, 2026
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...