Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Stefan Radulović, i cili dyshohet për përfshirje në rastin e sulmit të armatosur në Banjskë.
Ndërkohë po mbahet seanca dëgjimore për caktimin e paraburgimit ndaj Stefan Radulović në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Sipas kërkesës së Prokurorisë të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, i pandehuri është ndaluar për 48 orë, nga data 17.04.2026, në ora 15:30.
Prokuroria ka kërkuar nga gjykata që ndaj tij të caktohet masa e paraburgimit, duke vlerësuar se ekziston rreziku i arratisjes, ndikimit në prova dhe përsëritjes së veprës penale.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, më 24.09.2023, rreth orës 01:00, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit, i pandehuri Stefan Radulović, duke vepruar së bashku me Milan Radoićić, i cili kishte cilësinë e kreut të grupit të strukturuar, si dhe me pjesëmarrës të tjerë, në role të ndryshme, pas përgatitjeve të mirëorganizuara paraprakisht, kanë hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve malore nga Republika e Serbisë.
Sipas Prokurorisë, grupi ishte i armatosur rëndë, me automjete, përfshirë edhe të blinduara, të mbushura me armë të rënda, municion, raketahedhës, eksplozivë dhe pajisje ushtarake. Fillimisht, ata kanë bllokuar rrugën në urën e fshatit me dy kamionë dhe më pas kanë zënë pozicione strategjike.
Në momentin kur zyrtarët policorë kanë arritur në vendngjarje për të larguar pengesat dhe për të liruar rrugën, janë sulmuar me armë të rënda dhe eksplozivë. Si pasojë e këtij sulmi, ka mbetur i vrarë zyrtari policor Afrim Bunjaku, është plagosur polici Alban Rashiti dhe janë lënduar zyrtarë të tjerë policorë.
Sipas aktit, sulmi ka vazhduar deri rreth orës 15:00, kur pjesa më e madhe e grupit është arratisur përmes rrugëve malore në drejtim të Serbisë.
Prokuroria vlerëson se me këto veprime të pandehurit kanë tentuar të destabilizojnë dhe shkatërrojnë strukturat themelore kushtetuese dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës.
Me këto veprime, i pandehuri Stefan Radulović dyshohet se ka kryer veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, si dhe “Kryerja e veprës terroriste”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Papa: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...
Ngjarje e rëndë në Itali – Shqiptari vret ish-gruan, partner...
Armatimi i gjetur në Zubin Potok, Policia jep detaje se çfar...
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...