Kosova ka shënuar rritjen më të madhe të investimeve të huaja direkte (IHD) në Ballkan gjatë vitit 2025, krahasuar me 2024-n, duke u renditur e para në rajon me +30%.
Sipas një përmbledhjeje rajonale të flukseve të IHD-së për vitin 2025, Kosova ka tërhequr rreth 1.03 miliardë euro, me rritje vjetore prej 30%.
Pas saj renditet Sllovenia me 1.44 miliardë euro dhe rritje +19%, ndërsa Mali i Zi ka shënuar 531 milionë euro me rritje +8%.
Në anën tjetër, disa vende kanë pësuar rënie të theksuar.
Maqedonia e Veriut ka regjistruar tkurrjen më të madhe, me vetëm 468 milionë euro dhe rënie -61%, ndërsa Serbia ka shënuar 2.278 miliardë euro, por me rënie të fortë -51% krahasuar me vitin paraprak.
Rënie të ndjeshme ka pasur edhe Kroacia, me 2.63 miliardë euro IHD, por me rënie -37%.
Ndërkohë, Shqipëria ka shënuar rritje të lehtë prej +3%, me flukse prej rreth 1.634 miliardë euro.
Për Bosnjë e Hercegovinën, të dhënat në grafik paraqiten vetëm për periudhën T1–T3 2025, ku raportohen 537 milionë euro, me rënie -25%.
Lëvizjet tregojnë një vit me kontraste të forta në rajon: disa ekonomi po tërheqin më shumë kapital të huaj, ndërsa të tjerat po përballen me rënie të mprehtë të hyrjeve./Telegrafi.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...