Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar sot një aksion antidrogë në fshatin Jabllanicë e Vogël, ku është zbuluar dhe shkatërruar një laborator për prodhimin e narkotikëve.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është realizuar nga Departamenti për Krime të Rënda në koordinim me Njësinë Antidrogë, në kuadër të planit operativ “Stop drogave”.
Gjatë aksionit janë sekuestruar 91 bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa, pajisje të sofistikuara për kultivimin dhe prodhimin e narkotikëve, si dhe një armë zjarri. Po ashtu, është konstatuar se laboratori ishte i kyçur në mënyrë ilegale në rrjetin elektrik.
Policia ka arrestuar një person të dyshuar, i cili me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Po ashtu, me autorizim të prokurorit të shtetit, njësitet përkatëse policore kanë sekuestruar dhe më pas asgjësuar 91 bimët narkotike, ndërsa provat e tjera të sekuestruara do të shërbejnë në procedurën penale.
Prokurori i shtetit, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurën penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, mbeten të përkushtuara në luftimin e kriminalitetit dhe në vënien para drejtësisë të të gjithë personave që kryejnë vepra penale.
Njëkohësisht, inkurajohen të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që, nëse posedojnë informacione për veprimtari të kundërligjshme, të bashkëpunojnë ngushtë me Prokurorin e Shtetit dhe Policinë e Kosovës, në funksion të zbatimit të ligjit dhe garantimit të sigurisë publike./Arbresh.info
Papa: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...
Ngjarje e rëndë në Itali – Shqiptari vret ish-gruan, partner...
Armatimi i gjetur në Zubin Potok, Policia jep detaje se çfar...
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...