Instituti Kombëtar i Shëndeti Publik të Kosovës ka njoftuar se ajri sot në Prishtinë nuk është i shëndetshëm.
IKShPK-ja ka apeluar që personat e ndjeshëm të kenë kujdes.
Indeksi i cilësisë së ajrit të cilin instituti e ka publikuar në llogarinë e tyre në Facebook, është 60.
IKSHPK ka publikuar rekomandimet për personat që mund të ndikohen, shkruan Arbresh.info
Rekomandohet që të reduktohen daljet në mëngjes dhe mbrëmje, sidomos ata me sëmundje kronike e kardiovaskulare dhe respiratorë, fëmijët dhe shtatzënat.
Personat që duhet të dalin, duhet të përdorin maska mbrojtëse, të mbulojnë gojën e hundën me shall.
Të reduktohet pirja e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e brenda hapësirave të mbyllura të ndalohet tërësisht.
IKSHPK rekomandon që të qëndroni në shtëpi dhe të mos i hapni dritaret për ajrosje.
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë