Instituti Kombëtar i Shëndeti Publik të Kosovës ka njoftuar se ajri sot në Prishtinë nuk është i shëndetshëm.
IKShPK-ja ka apeluar që personat e ndjeshëm të kenë kujdes.
“Kujdes pēr personat e ndjeshēm! Ajri jo i shēndetshēm”, thuhet në njoftimin nga ISHPK-ja.
Indeksi i cilësisë së ajrit të cilin instituti e ka publikuar në llogarinë e tyre në Facebook, është 116.
IKSHPK ka publikuar rekomandimet për personat që mund të ndikohen, shkruan Arbresh.info
Rekomandohet që të reduktohen daljet në mëngjes dhe mbrëmje, sidomos ata me sëmundje kronike e kardiovaskulare dhe respiratorë, fëmijët dhe shtatzënat.
Personat që duhet të dalin, duhet të përdorin maska mbrojtëse, të mbulojnë gojën e hundën me shall.
Të reduktohet pirja e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e brenda hapësirave të mbyllura të ndalohet tërësisht.
IKSHPK rekomandon që të qëndroni në shtëpi dhe të mos i hapni dritaret për ajrosje./Arbresh.info/
“Rudiger më ka fyer” – Stanisic akuzon mbrojtësin e Re...
Barcelona paraqet ankesë zyrtare në UEFA, lidhur me vendimet...
Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën
Arrestohet 33-vjeçari për vjedhje në xhamin e fshatit Mirash...
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...