Lobisti dhe strategu nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Christopher Hyland, ka folur edhe për marrëdhëniet mes Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Hyland u shpreh se ka të gjithë treguesit se marrëdhënia mes Kosovës dhe SHBA-së është pozitive dhe se kjo marrëdhënie tashmë është në një fazë të mirë.
“Unë besoj se ka çdo tregues se do të ketë një marrëdhënie pozitive dhe se kjo marrëdhënie tashmë është pozitive,” deklaroi ai në një intervistë për emisionin Politiko,
Sipas Hyland, gjatë ditëve të fundit të fushatës së kryeministrit Kurti, administrata amerikane ka rikonfirmuar fuqishëm mbështetjen për Kosovën, duke e vlerësuar edhe kohën e zgjedhur për këto mesazhe.
“Gjatë ditëve të fundit të fushatës së kryeministrit, administrata në thelb e rikonfirmonte fuqishëm mbështetjen për Kosovën. Koha ishte e zgjedhur në mënyrë brilante,” theksoi Hyland.
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë