Deputeti i Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka reaguar ndaj qëndrimit të Drejtorit të së ashtuquajturës “Zyrës për Kosovën”, Marko Gjuriqit lidhur me deklarimin e tij për procesin e fundit gjyqësorë të liderit të partisë së tyre, Fatmir Limajt.
Sherifi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se deklarata e Gjuruqit është shprehje e sintetizuar publike e tmerrit që sipas tij, e njëjta i ka kapluar bartësit e institucioneve të Serbisë, për shkak se strategjia e tyre për t’ua veshur bartësve të UÇK-së akuzat për krime lufte është duke dështuar çdo herë kur vepron drejtësia e pandikuar politikisht.
Me këtë rast ai ka theksuar se “nga deklarata e Marko Gjuriqit shihet qartë se ai synon që përmes tmerrimit të vet t’i sensibilizojë institucionet ndërkombëtare para se të zhveshët në tërësi që prapa dosjeve kundër UÇK-së qëndron shteti serb”, ka thënë ndër të tjerash Sherifi.
Reagimi i plotë i Bilall Sherifit:
Mos e vet se të kallëzon vet!
Mediat në Serbi dhe në Kosovë njoftuan se lirimi i Fatmir Limajt nga të gjitha akuzat në procesin e fundit gjyqësor të montuar kundër tij ka tmerruar Marko Gjuriqin, drejtorin e të së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë”.
Deklarata e Marko Gjuriqit është shprehje më e sintetizuar publike e tmerrit që i ka kapluar bartësit e institucioneve të Serbisë për shkak se strategjia e tyre për t’ua veshur bartësve të UÇK-së akuzat për krime lufte është duke dështuar çdo herë kur vepron drejtësia e pandikuar politikisht.
Nga deklarata e Marko Gjuriqit shihet qartë se ai synon që përmes tmerrimit të vet t’i sensibilizojë institucionet ndërkombëtare para se të zhveshët në tërësi që prapa dosjeve kundër UÇK-së qëndron shteti serb. Populli shqiptar i Kosovës ka një shprehje për situatat e tilla: « Mos e vet se të kallëzon vet
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...