Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron në Shkup ku me ftesë të Ali Ahmetit të BDI-së ka marrë pjesë në shënimin e festës së 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Hoxhaj tha se kjo festë është sa kthim prapa në histori, aq edhe reflektim i së ardhmes.
“Një festë që flet për rrugën e vështirë të shqiptarëve në histori, por edhe triumfet e shënuara. Shqipëria u bë e pavarur më 1912, por kjo fitore nuk ishte e plotë, pasi që një pjesë e madhe e shqiptarëve mbetën jashtë kufijve. Ajo u bë e plotë vetëm me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Por, kemi edhe një triumf tjetër të shqiptarëve, pasi u mundësua arritja e marrëveshjes së Ohrit (2011) e cila avancon pozitën e shqiptarëve në Maqedoni dhe ajo të Prespës (2018) e cila avancon pozitën e Maqedonisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.”, shkroi Hoxhaj në Facebook.
Ai tha se, “shqiptarët janë faktor i rëndësishëm politik dhe i stabilitetit duke i shërbyer gjithmonë orientimit properëndimor”.
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...
Çështja e presidentit, nis takimi në Kuvend mes Kurtit dhe A...
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...