Kryetari i Komisionit të Parë të Këshillit të Venetos, Luciano Sandonà, ka takuar në Palazzo Ferro Fini nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhajn dhe Kryetarin e Dhomës së Tregtisë në Shqipëri, Nikolin Jaka.
Bëhet e ditur se takimi u prezantua nga këshilltari Luciano Sandonà, i cili nënvizoi rëndësinë e konsolidimit të një marrëdhënieje midis shteteve, në qendër të së cilës të vendoset sipërmarrja në kuptimin më të gjerë.
“Në Itali dhe në Veneto kemi sipërmarrës shumë të vlefshëm shqiptarë dhe kosovarë në fushën e ndërtimit dhe më gjerë dhe zgjedhja në Veneto e kryebashkiakut të parë me origjinë shqiptare është një lajm i fundit”, tha ai.
Ndërkaq Hoxhaj falënderoi të gjithë të pranishmit për mirëseardhjen e bërë dhe për politikën italiane e cila tha se dëshmon se është e afërt me popullin kosovar dhe atë shqiptar.
“Takimi i sotëm vërteton vitalitetin e madh kulturor dhe sipërmarrës të dy vendeve që mund të ndërtojnë së bashku perspektiva të reja zhvillimi, tha Hoxhaj.
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...