Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur për vizitën e të dërguarit special të BE-së, Miroslav Lajçak dhe ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar në Kosovë.
Hoxhaj në dpt të Fidani ka folur për qëllimet e kësaj vizite.
Ai tregoi se Lajçak u ka thënë në takime të mbyllura që është për njohje të ndërsjellë në mes Kosovës e Serbisë.
“Një nga qëllimet e vizitës është që nëse Bashkimi Evropian nuk fol për njohje të ndërsjellë, zotri Lajçak e tha që jemi në vijë të njëjtë me SHBA. Neve në takime të mbyllura Lajçak na ka thënë që jam për njohje të ndërsjellë, dhe qëndrimi i BE-së është për njohje të ndërsjellë, sepse ne i kemi bërë presion”, tha Hoxhaj.
Ai shtoi se për këtë u kishin bërë presion të huajve sa ishte ministër i Punëve të Jashtme, që t’i vendoset një emër fundit të procesit.
“Sa kam qenë ministër i Jashtëm kemi kërku, pse nuk ia vendosni emrin fundit të procesit. Përsëri këtu Kosova ka partner të shenjtë Amerikën, ku gjatë kohës së Trumpit për herë të parë ishte e qartë që dialogu duhet të përfundoj me njohje të ndërsjellë. Tash qëndrimi i Biden, qëndrimi i Blinkenit, i Hovenier është i njëjtë , duhet të përqendrohet në njohje të ndërsjellë”, tha Hoxhaj./t7/
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...
Teherani i vendosur: Anijet duhet të paguajnë për të kaluar ...
Jurgen Klopp refuzon Liverpoolin dhe Real Madridin, vendos p...
Dy anije indiane që po transportonin naftë sulmohen në Ngush...
Konjufca në takim me ministrat e Ballkanit Perëndimor në Tur...
Kryediplomati shqiptar: Sovraniteti i Kosovës s’mund dhe nuk...