Sot drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, me bashkëpunëtorët e tij, priti në një takim zyrtar kryeprokurorin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani, nga Republika e Shqipërisë.
Drejtori Hoxha fillimisht i dëshiroi mirëseardhje Dumani dhe njëherit e njoftoi për punën, angazhimet profesionale të PK-së kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për bashkëpunimin që PK-ja ka me autoritetet e Shqipërisë.
Në anën tjetër Dumani falënderoi për mikpritjen e ngrohtë dhe vlerësoi lart gatishmërinë për të ndarë përvoja dhe ide të vlefshme me interes të përbashkët.
Të dy palët u zotuan se do të vazhdojnë angazhimin me seriozitet dhe përkushtim, duke identifikuar mundësi të reja për bashkëpunim dhe zhvillim të ndërsjellë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...