Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se viti 2026 ka nisur me tarifa të rritura për ujë dhe kanalizime.
Ai ka theksuar se në regjionin e Prishtinës, rritja e tarifave është 43.85% për amvisëri dhe 40.01% për biznese.
Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka vënë në dukje se furnizimi me ujë nuk ka përmirësime të mjaftueshme dhe humbjet në rrjet mbeten të larta.
“Viti 2026 nis me tarifa të rritura të ujit dhe kanalizimeve. Në regjionin e Prishtinës, rritja është 43.85% për amvisëri dhe 40.01% për biznese. Në anën tjetër, furnizimi me ujë nuk është përmirësuar mjaftueshëm, humbjet e ujit në rrjet mbesin të larta, kompanitë e ujësjellësit vazhdojnë të kenë raporte të auditimit me plot vërejtje substanciale. Brenda këtyre tarifave të rritura paguhet edhe për derdhjen e ujërave të zeza, por ato ujëra të zeza nuk trajtohen. Ato derdhen në lumenj”, ka shkruar Hoti, duke paralajmëruar edhe një shtrenjtim tjetër të energjisë elektrike.
Ai ka shtuar se “në prill pritet të shqyrtohet rritja e sërishme e energjisë elektrike. Tatimi në pronë për biznese sivjet nis me rritje substanciale gjithashtu”.
Derbi mes Arsenalit e Liverpoolit mbyllet pa gola
PDK e prerë: Nuk ka votë për president pa marrëveshje apo di...
“Dramë” në “San Siro”, Milan shpëton nga humbja në çastet e ...
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia ës...
Alonso: Simeone e kaloi kufirin, e dëgjova se çfarë i tha Vi...
Bora pastron ajrin në Prishtinë, ja ku renditet sot kryeqyte...