Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR, Avdullah Hoti, gjatë një takimi që ka zhvilluar të hënën me kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSKP), Haxhi Arifi, ka premtuar se do të bëhet draftimi i Kontratës Kolektive në mënyrë që të përmirësohen të drejtat e punëtorëve, njofton Klan Kosova.
“Në vazhdën e komunikimit që e kemi me të gjitha kategoritë e shoqërisë kosovare, me biznese, me studentë, pensionistë, sot jemi në BSPK si partneri kryesor social në Kosovë. Jemi zotuar se do të zbatojmë Marrëveshjen me BSPK-në dhe do të zbatojmë Ligjin që mbron të drejtat e punëtorëve”.
“Që në ditët e para do të punojmë bashkë, për të marrë vendimin për rritjen e pagës minimale. Do të punojmë bashkë për të shikuar se si mund të trajtojmë më mirë përvojën e punës gjatë viteve të 90-ta”, ka thënë Hoti.
Ai ka pohuar se do të promovojmë zhvillimin ekonomik i cili balancon të drejtat e punëtorëve.
“Kemi shumë punë për të bërë në sektorin privat, për të përmirësuar kushtet e punëtorëve atje”, ka thënë kandidati për kryeministër.
Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, ka thënë se korniza ligjore duhet të përmirësohet për t’i mbrojtur më mirë dhe më shumë të drejtat e punëtorëve.
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit