Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për takimin e të martës që shefi i qeverisë, Albin Kurti, e pati me opozitën për t’i njoftuar nga afër për çështjen e procesit të dialogut.
Ai, në emisionin “Info Magazine” ka thënë se takimi informues me opozitarët ka qenë shumë i vonshëm.
“Ftesa për takim ka ndodhur pas takimit të Brukselit. Në situata krejt normale të dialogut politik për nivele të tilla takimet me opozitën do të duhej të ndodhnin më herët”.
Pavarësisht kësaj të arriturat e prezantuara nga ana e Kurtit, sipas nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, janë një lloj pranimi i pavarësisë së Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.
Sulmohet me veturë një polic në Vushtrri, i dyshuari në arra...
Vidhen pjesë të trafos dhe akumulatorë nga një objekt në Ist...
Zhduket një grua në Prishtinë
Lufta në Ukrainë/ Një i vrarë dhe 11 të plagosur në Kherson,...
Sa fituan klubet nga Champions League? PSG kryeson listën e ...
NASA: Shpërthimi i meteorit mbi SHBA ishte sa 300 tonë TNT