Kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri ka pranuar humbjen në balotazh dhe e ka uruar kryetarin në ardhje, Alban Hyseni.
Pas numërimit të votave nga KQZ, Haziri në një konferencë për media tha se Alban Hyseni do të jetë kryetar i ri i Gjilanit
“z. Alban Hyseni është kryetari i ri i Gjilanit. Duke qenë kryetar në detyrë, do të filloj bartjen e përgjegjësive, gjilanasit i përgëzoj për kulturën në zgjedhje. Vetëvendosjes ja ka besuar kryetarin e komunës, do të vazhdoj të jem i interesuar për zhvillimin e qytetit tim”, tha Haziri.
Në anën tjetër, Haziri ka thënë se LDK-ja vazhdon të jetë e para në Asamble komunale.
Ai ka thënë se që nga nesër do të fillojë përgatitjen për tranzicionin./arbresh.info/
Flick dëshiron t’i ketë në skuadër këta tre yje për se...
Emërllahu flet për herë të parë si lojtar i Polissyas: Kosov...
Vendimi i PZAP-së për ankesën e Listës Serbe, reagon ambasad...
Osmani takoi homologun zviceran: Kosova mbetet thellësisht m...
Joan Laporta do jap dorëheqje nga posti i presidentit të Bar...
Nxënësi ther me thikë mësuesen në Francë