Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një intervistë për ‘Arbresh.info’ ka folur për rrugëtimin, ngecjet dhe zhvillimin e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë, që do të ishte njëra nga reformat më të mëdha në sistemin e drejtësisë.
Ky proces po thuajse i nisur që nga formimi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti, sipas ministres Haxhiu, ka zgjatur edhe pse sipas saj, nga ana e MD-së kjo pako e vettingut është proceduar në Kuvendin e Kosovës në gushtin e vitit të kaluar
Po ashtu, sipas saj, në dhjetor të vitit 2022, është formuar Komisioni ad-hoc, që ka përfunduar shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese.
Haxhiu tregon se pas përfundimit të punës së Komisionit ad-hoc në raport me amendamentet, kryetari i Kuvendit ka qenë i obliguar që amendamentet kushtetuese t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për mendim dhe tashmë sipas saj, i kanë dërguar komentet mbi çështjen e amendamenteve kushtetuese.
Po ashtu, ministrja Haxhiu thotë se përfundimi i procesit për themelimin e vettiungut, si edhe çdo nisëm për sundim të ligjit dhe për reforma në drejtësi nga Qeverisë Kurti, opozita vazhdimisht ka tendencë dhe bën rezistencë për jetësimin e këtyre reformave.
Haxhiu si ministre tregon se shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, i ka kundërshtuar amendamentet si të tilla në Gjykatën Kushtetuese.
E kjo qasje, sipas saj është e pa drejtë.
Haxhiu mendon që ka një tendencë nga opozita që ta bëjnë sistemin e drejtësisë jo të pavarur dhe jofunksional.
Edhe pse ka shpresë që ky proces do të përfundojë, Haxhiu pret që brenda këtij viti të formohet komisioni, apo autoriteti kalimtar i vlerësimit, e pastaj të nis vlerësimi i integritetit të niveleve të larta të sistemit të drejtësisë.
Ministrja Haxhiu, në fund uron dhe kërkon nga Gjykata Kushtetuese, amendamentet për Vettingun të mos e kenë fatin e ligjit për KPK-në dhe të Projektligjit për Byronë, të cilët ende po trajtohen nga Gjykata Kushtetuese, sepse sipas saj, kështu vonohen reformat./Arbresh.info/Pleurat Salihu/
Intervista e plotë
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid