Ambasadori i Francës në Kosovë, Oliver Guerot, ka refuzuar të komentojë deklaratat e deputetit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, i cili në një shkrim kishte thënë se vizitat e disa ambasadorëve po dëmtojnë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Nuk kam asnjë koment. Faleminderit. Dhe të mos kesh një koment, është një koment,” u shpreh Guerot.
Ndërsa, kur u pyet për takimin që pati të premten me kryeministrin Albin Kurti, pas shpalljes së dekretit për shpërndarjen e Kuvendit nga presidentja Vjosa Osmani, ambasadori tha se detajet e bisedës do t’i mbajë për vete.
“Do ta mbaj atë për ne për momentin,” shtoi Guerot, pas një ngjarjeje në Prishtinë, ku u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi me komunën për mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës.
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit