Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka mbajtur sot një takim me drejtuesit e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Rama tha se në këtë takim u informuar se pas instalimit të kamerave në kryeqytet është ulur numri i veprave kriminale gjatë dy muajve të parë të këtij viti.
“Sot në takimin e rregullt me drejtuesit e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, u informuam për rënie të veprave kriminale gjatë dy muajve të parë të këtij viti, duke theksuar se një rol të rëndësishëm në këtë trend pozitiv ka pasur edhe projekti i vendosjes së kamerave të sigurisë, bashkëpunim mes Kryeqyteti Prishtina dhe Policisë së Kosovës, i cili ka nisur të implementohet nga nëntori i vitit 2025”, ka shkruar Rama.
I pari i kryeqytetit në fund theksoi se projekti i instalimit të kamerave do të zgjerohet edhe gjatë këtij viti, me synimin që të rritet siguria në Kryeqytet./Arbresh.info
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...