Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe dhe ka kujtuar veprimtarin Mentor Tolaj në 35-vjetorin e rënies së tij.
Në një postim në Facebook, Haradinaj e përshkroi Tolajn si një veprimtar të guximshëm që që herët i ishte kundërvënë regjimit jugosllav, duke përmend vendosmërinë e tij për liri.
“Në 35-vjetorin e rënies, bëmë homazhe dhe kujtuam Mentor Tolajn, veprimtarin e guximshëm që qysh herët iu kundërvu regjimit jugosllav. Nga brezi ynë, Mentori dallohej për guximin dhe vendosmërinë për t’u përballur me armikun. Me heroizmin e tij, ai dha mesazhin se populli ynë nuk pajtohej të jetonte nën robëri dhe se liria është e pakompromis, liri që më vonë u jetësua me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi Mentor Tolajt dhe të gjithë të rënëve për liri!”, shkroi Haradinaj.
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve