Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se më 13 gusht do të hyjë në fuqi Traktati mbi Ndihmën e Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane, i cili u nënshkrua më 5 prill.
Sipas Haxhiut në këtë traktat parashihet krijimi i grupeve të përbashkëta hetimore, marrja e dëshmive, marrja e dëshmive përmes video-konferencës, shkëmbimi spontan i informatave, ngrirja, sekuestrimi dhe konfiskimi i të të ardhurave nga krimi dhe instrumenteve të përdorura për kryerjen e krimit, si dhe ndarja e aseteve të konfiskuara mes Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq me Republikën e Finlandës, bashkëpunim është arritur përmes krijimit të reciprocitetit në fushën e ekstradimit.
“Në frymën e thellimit të miqësisë sonë me partnerët ndërkombëtarë, si dhe realizimin e objektivave për fuqizimin e sundimit të ligjit, si dhe luftimin e krimit transnacional, vetëm gjatë kësaj jave kemi arritur të thellojmë bashkëpunimin me Principatën e Lihtenshtajnit përmes krijimit të reciprocitetit në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale si dhe me Republikën e Finlandës përmes krijimit të reciprocitetit në fushën e ekstradimit.”, shkroi ajo./Arbresh.info.
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...
Kusari-Lila për takimin Kurti-Abdixhiku: Shpresojmë në marrë...
Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nënshkru...
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...