Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu, vizitoi sot nga afër punimet për renovimin e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, të cilat po realizohen për herë të parë që nga viti 2005.
Sipas saj, vlera e këtij projekti kap shifrën prej rreth 1 milion euro.
Haxhiu theksoi se ky investim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve që ofron ky institucion në fushën e mjekësisë ligjore.
“Sot nga afër përcjellëm punimet e renovimit të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Për herë të parë që nga viti 2005 po bëhen renovimet në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në vlerë prej rreth 1 milion euro. Shpreh mirënjohjen time për secilin që ka kontribuar në jetësimin e këtij projekti madhor dhe aq të rëndësishëm. Renovimi po realizohet në përputhje të plotë me standardet më të larta profesionale dhe teknike, me qëllim të krijimit të kushteve moderne për punë, si dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore në fushën e mjekësisë ligjore”, tha Haxhiu./Arbresh.info
Irani hap sistem zyrtar tarifash për kalimin e anijeve në Ng...
Rolando Maran do të jetë pasuesi i Sylvinhos tek kombëtarja ...
SHBA-ja pezullon një pjesë të bashkëpunimit ushtarak me Kana...
Arrestohet në ShBA Sokol Hoxha, i dënuar për vrasjen e tre p...
E kryer, Maresca do të jetë pasuesi i Guardiolës tek Man Cit...
MABCO akuzon Valon Ademin për “vetëgjyqësi kriminale” në Aer...