President i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar presidenten e re të Greqisë, Ekaterini Sakellaropoulou.
Thaçi ka kërkuar forcimin e marrëdhëniet midis dy vendeve.
“Urime Katerina Sakellaropoulou për zgjedhjen e saj si Presidente e Republikës së Greqisë. Kërkojmë të forcojmë marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve, të përqendruara aktualisht në integrimet euro-atlantike si dhe në shkëmbimet ekonomike, kulturore dhe akademike”, ka shkruar Thaçi në twitter.
Ndryshe, Parlamenti grek ka votuar dhe ka zgjedhur që në raundin e parë në mesditën e së mërkurës me shumicë votash 261 nga 294 deputetë të pranishëm, gruan e parë në postin e Presidentit të Republikës së Greqisë.
Congratulations to HE Katerina Sakellaropoulou for her election as President of Hellenic Republic. We seek to strengthen the friendly relations we have between two countries, focused currently on Euro-Atlantic integrations as well as economic, cultural &academic exchanges. ????
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) January 22, 2020
Musliu-Shoshi: Kur pushteti s’njeh kufi, vdes demokracia!
FOL: Ajo që ndodhi mbrëmë në Kuvend përbën rrezik për rendin...
Çështja e presidentit, Gashi: Sjellje e dhunshme për ndryshi...
Bugaqku: Çka ka ndodhur dje në Kuvend është raund i pavlefsh...
Ende asnjë deputetë në sallë, seanca u lajmërua për në orën ...
Në pritje të seancës, Abdixhiku shihet në ambientet e Kuvend...