Anëtari i komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Milaim Zeka ka folur në mbledhjen e këtij komisioni ku po diskutohej për ligjin për Prishtinën. Zeka ka thënë se disa deputetë i kishin akuzuar anëtarët e këtij komisioni njëherësh deputet që nuk ishin të pranishëm në seancën e kaluar kur duhej të votohej Demarkacioni.
“Kemi qenë të atakuar nga disa qarqe qoftë të parlamenteve, qoftë të qeverisë që kemi qenë në Maqedoni e që sipas tyre Demarkacioni nuk ka kaluar shkak i yni. Ne kemi qenë në Prishtinë në orën 16:00 e disa tjerë në 18:00. Po shihet se mos kalimi i demarkacionit është rezultat që si kanë votat e jo i joni”, ka thënë ai.
Në anën tjetër ka reaguar edhe Nait Hasani duke thënë se ua kanë treguar fytyrat kryetarëve të partisë.
“Neve na e kanë ngarkuar këtë përgjegjësi, por nuk është çështje e jona sepse kjo do të mund të bëhej sot o nesër, mirëpo ne ua kemi nxjerrë fytyrat kryetarëve të partisë”, është shprehur ai./Arbresh.info
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë