Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka falënderuar homologen e tij kosovare, Donika Gërvallën për mikpritjen duke e quajtur motër dhe mike të shtrenjtë.
Në konferencën për media pas takimit, Hasani u shprehur se është i lumtur që këtë vizitë e ka bërë në një moment pozitiv për Kosovën, e cila ka marr liberalizimin e vizave, raporton Arbresh.info.
“Është një vendim pozitiv jo vetëm për Kosovën por edhe për gjithë vendet e Ballkanin Perëndimor dhe vet Bashkimin Evropian. Është një nxitje e mëtejme në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt BE-së”, tha Hasani për liberalizimin e vizave.
Lexo edhe:
Gërvalla takon kryediplomatin shqiptar, diskutojnë për situatën në veri
“Është një turr që ka për qëllim ndarjen e ideve dhe mendimeve mbi punën që duhet bërë të gjithë së bashku për të mirën e rajonit dhe të mirën e qytetarëve tanë, për të forcuar bashkëpunimin dhe projektet e shumta mes nesh por edhe integrimin në Ballkanin Perëndimor në hapësirën euroatlantike”, u shpreh ai.
“Ne kemi dënuar ashpër sulmin e orkestruar e të armatosur kundër Policisë së Kosovës me 24 shtator në veri të vendit. Ky sulm ishte një akt kriminal dhe i rrezikshëm terrorist kundër stabilitetit, integritetit, pavarësisë ligjit dhe rendit të Kosovës. Sulmi ishte një kërcënim i rëndë për stabilitetin e të gjithë rajonit tonë me pasoja të drejtpërdrejta. Autorët, organizatorët dhe nxitësit e këtij akti duhet të mbajë përgjegjësi dhe të dalin para drejtësisë sa më parë. Është e domosdoshme për të mos lejuar përshkallëzim të mëtejme të situatës”, tha Hasani para mediave.
Hasani ka bërë të ditur se Shqipëria është dhe do të vazhdoj të jetë përkrahëse e fuqishme e dyerve të hapura për njohjet e Kosovës, anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare dhe integrimin në NATO.
Ai po ashtu tha se i ndjekin me vëmendje të gjitha zhvillimet që ndodhin në Kosovë./Arbresh.info/
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...