Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz, është deklaruar në një konferencë për media pas takimit me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.
Ajo tha se është privilegj dhe kënaqësi të takohem me ministrin Hasani, me ç’rast bëri të ditur se e ka uruar këtë të fundit për detyrën që ka marrë, shkruan Arbresh.info.
Gërvalla njoftoi se me ministrin Hasani kanë diskutuar edhe për situatën në veri të vendit.
“U pajtuam që të kordinohemi dhe që bashkëpunimi na bën më te fuqishëm. E njoftova ministrin më në detaje për situaten ne Veri, ndryshimet thelbesore që kanë ndodhur atje”, u shpreh ajo.
Mes tjerash, ajo tha se e ka falenderuar ministrin Hasani edhe për praninë në varrimin e rreshterit Afrim Bunjaku./Arbresh.info



Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...