Harrohet lapidari i Beau Biden

20:23 | 9 Korrik 2018
Arbresh.info

Pllaka përkujtimore me të cilën kosovarët i falenderohen Beau Biden për kontributin që ka dhënë për Kosovën është mbuluar nga mbeturinat e shkurret.

Për këtë obeliks që mban emrin e djalit të ish-zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden nuk kujdeset askush, njofton Klan Kosova.

Lënia pas dore e këtij vendi para kampit Bondsteel po i shqetëson edhe qytetarët që disa herë vetë e kishin pastruar.

Për 15 muaj vullnetarisht këtë vend e mirëmbajti edhe një kompani. Por edhe ajo hoqi dorë./Klan Kosova

Shpërndaje në rrjete sociale