I pari i Qeverisë së Kosovës ka vizituar objektin shkollor në të cilin ka qenë nxënës.
Ramush Haradinaj këtë vizitë e ka bërë me rastin e shënimin e ditës së Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Maxhun Çekaj” në Irzniq.
Gjatë kësaj ceremonie, ai ka kujtuar kohën kur ka qenë nxënës në këtë shkollë, shkruan arbresh.info.
“Unë e kam vlerësuar që të marrë një kohë dhe të jem këtu për shkak edhe të banorëve të këtij vendi, të vlerës humane dhe familjare dhe vlerës kombëtare dhe patriotike e kontributit për liri”, ka thënë ai.
Haradinaj gjithashtu ka folur edhe për Maxhun Çekajn
“Kjo shkollë mban një emër të respektuar, origjinal dhe askush nuk mundët me e kundërshtuar apo me gjet ndonjë defekt të emrit të shkollës, Ai ishte njeri i jashtëzakonshëm, një edukator shembull por u kthy në prind për luftarët e ri, i edukoj, i aftësoj dhe nuk i la vetëm”, ka shtuar ai./Arbresh.info/
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...