Kryeministri i Kosovës në largim, Ramush Haradinaj ka uruar shqiptaren Arba Kokalarin, e cila u zgjodh sot zëvendës presidente e Parlamentit Evropian për grupin më të madh parlamentar të Partive Popullore (EPP).
Hardinaj, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, tha se nuk ka nder dhe mburrje më të madhe për Kosovën se sa arritjet kulmore të brezit shqiptar.
Postimi i Plotë:
Urime të përzemërta për Arba Kokalarin, shqiptaren e parë që u zgjodh sot zëvendës presidente e Parlamentit Europian për grupin më të madh parlamentar të Partive Popullore (EPP).
Nuk ka nder e mburrje më të madhe për Kosovën sesa përjetimi i arritjeve kulmore e meritore të brezit të ri të shqiptarëve në botë.
Të priftë e mbara, Arba!
RH
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/1356957847761959/?type=3&theater
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga